Blasfemi! Në Itali “mbijnë” makinetat që nxjerrin… pica

0
34

Lajmi se në Romë janë vendosur makineta që nxjerrin pica brenda 3 minutash ka bërë shumë bujë në kryeqytetin italian.

Picat e vogla që dalin nga makineta Mr Pizza Go vijnë në 4 lloje: margherita, 4 stinët, diavola dhe me pançetë. Por, kjo risi nuk është mirëpritur në vendin e origjinës së picës, aty ku janë mësuar ta përgatisin brumin me duar dhe ta pjekin në furrë druri. Jo vetëm vendasit, por edhe turistët e kanë quajtur blasfemi dhe sakrilegj në rrjetet sociale.

“Pica që doli nga makineta dukej sikur ishte ngrënë më parë”, “Italia po merr gjënë më të keqe të Amerikës, aty ku nga makinetat del çdo gjë” apo “Brumi që bëhet për 3 minuta nuk është picë”, ishin disa nga komentet.

Por, italiani që ka futur makinetat që bëjnë pica, Massimo Bucolo, tha se picat bëhen me përbërës shumë cilësorë: “Kur u njoha për herë të parë me makinerinë dhe mësova se si funksiononte, rashë në dashuri menjëherë. Bëra shumë kërkime dhe fola me shumë furnizues ushqimorë, duke u siguruar që përbërësit do të ishin të cilësisë së lartë. Ata që tallen me picën e makinetës as nuk e kanë provuar”./a2news

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here