Komuniteti LGBT kërkon heqjen e fjalës ‘nënë’, Jul Deda KATEGORIKISHT kundër tyre: Pa nënën s’ka jetë! Tentativë e palaçove për të shkatërruar familje

0
51

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda është shprehur kategorikisht kundër kërkesës se komunitetit LGBT që termi ‘nënë’ të hiqet nga përdorimi, dhe në vend të saj të përdoret “prind që ka lindur”.

Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, Deda nuk i ka kursyer as fjalët e ashpra për këta persona të cilët kërkojnë zëvëndësimin e fjalës “nënë”, që sipas tij është fjala pa të cilën nuk do të kishim jetë.

“Fjala NENE, jo vetem nuk mund te zevendesohet me asnje fjale tjeter, cilado qofte ajo, por ne duhet ta ruajme te paprekshme, te shtrenjte, ashtu siç eshte per secilin nga ne. Çdo tentative e palaçove dhe e letyrave per ta ndryshuar, ka per qellim shkaterrimin ne qelize te familjes si koncept, ligjerisht dhe moralisht. Nuk ka familje pa fjalen NENE, s’ka jete pa te”, shkruan Juli në postimin e tij.

Pak ditë më parë komuniteti LGBT në Angli ka kërkuar që fjala “nënë” të mos përdoret më dhe të zvëndësohet me fjalën “prind që ka lindur”. Kjo kërkesë e tyre ka shkaktuar mjaft debat dhe revoltë te qytetarët të cilët e konsiderojnë si një kërkesë absurde.

(a.b)/dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here