Rama në Kuvend: Meta ka tradhëtuar misionin e presidentit, Shqipëria nuk mund ta mbaj më në kurriz

0
31

Kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur një fjalim të shkurtër dhe konçiz sot në Kuvend, për t’ju drejtuar deputetëve që të votojnë pa ngurim shkarkimin e presidentit të vendit Ilir Meta.

Në fjalën e tij shefi i qeverisë u shpreh se janë mbi 90% e qytetarëve që duan shkarkimim e Metës.

Ndërsa theksoi se “Meta i ka humbur plotësisht e përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht”.

“Ilir Meta ka tradhëtuar misionin e presidentit të Shqipërisë.

Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën, ka shëmbur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve e demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marëdhënien me SHBA.

Ilir Meta ka zhgarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri. Meta i ka humbur plotësisht e përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsiëritur për t’u kthyer në binarët e arsyes morale e ligjore.

Shqipëria s’mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës në sytë e miqve e qyterarëve. Ndaj ku Parlament duhet të ushtrojë pa ngurrim vullnetin e mbi 90% të popullit shqiptar.

Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotshëm s’mund të ketë kurrsesi statuin e lartë që i ka dhënë parlamenti. Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga Parlamenti.Fjalët për të kanë mbaruar dhe tani të flasë parlamenti me votë”, u shpreh Rama në Kuvendi./lapsi.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here