Shkarkimi i Metës/ Kapexhiu reagon nga Presidenca: Në një sallë të mbyllur po thuren intriga, te ne po hidhet valle

0
52

Teksa në Presidencë po zhvillohet seanca plenare ku do votohet për shkarkimin ose jo të presidentit të Republikës Ilir Meta, në Presidencë po zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës.

Pjesëmarrës në të ka qenë dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu i cili gjatë fjalës së tij i ka dalë në krah kreut të shtetit dhe nuk i ka kursyer ironitë për deputetët në Kuvend.

“Në një salle të mbyllur thuren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq të bukur këndohet dhe hidhen valle. Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t’ju shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe t’i bashkohen festës sonë”, tha Kapexhiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here