Yjet e Romës do t’u japin “start” Europianit!

0
33

Për të përuruar turneun europian të futbollit “Euro2020”, i cili do të fillojë në “Olimpico” me ndeshjen midis Italisë dhe Turqisë, do të jenë Francesco Totti dhe Alessandro Nesta, ambasadorë në Itali për këtë edicion.

Sipas mediave italiane, ata të dy do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes, duke goditur topin në tribuna për të mirëpritur 16,000 tifozë.

Dyshja ka fituar Kupën e Botës në vitin 2006 me Italinë dhe janë figurat më përfaqësuese të qytetit, pasi Totti kaloi gjithë karrierën e tij me Romën, ndërsa Nesta ishte kapiten i Lazio.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here