Zbuten lojtarët e Brazilit, nuk ka bojkot të “Copa America”

0
24

Asnjë bojkot, asnjë kryengritje. Lojtarët brazilianë sqaruan pozicionin e tyre në “Copa America” përmes një deklarate zyrtare, duke siguruar pjesëmarrjen e tyre, megjithëse pa fshehur pakënaqësinë me organizimin e turneut. Në fakt, deklarata e lëshuar nga lojtarët brazilianë specifikon se si zgjedhje të caktuara nuk konsiderohen të përshtatshme prej tyre:

“Ne jemi një grup koheziv, por me ide të ndryshme. Për shumë arsye, si humanitare dhe profesionale, jemi të pakënaqur me sjelljen e ‘Conmebol’ për ‘Copa America’, e cila u zhvendos me vonesë në Kili dhe më pas në Brazil. Gjithçka na bën të mendojmë për një vendimmarrje joadekuate. Ne kurrë nuk kemi dashur ta kthejmë në një çështje politike, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e pozicionit tonë dhe e publikojmë këtë manifest për të parandaluar që lajmet e tjera të rreme të përfshijnë emrat tanë”.

Në fund, lojtarët brazilianë e bëjnë të qartë se do të vazhdojnë rregullisht të luajnë në “Copa America”: “Ne kujtojmë se jemi punëtorë, profesionistë të futbollit. Kemi një mision për të përmbushur me fanellën historike, pesë herë kampione bote, me ngjyrë të artë. Ne jemi kundër organizimit të ‘Copa America’, por kurrë nuk do t’i themi ‘jo’ kombëtares braziliane”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here