Ceremonia e hapjes së “Euro2020” në Romë, 15 mijë tifozë në “Olimpico” me teste Covidi

0
44

Sipari i “Euro2020” do të ngrihet të premten e 11 qershorit në stadiumin “Olimpico” të Romë, para takimit të parë të këtij eventi, Turqi-Itali. Ashtu si formati, pasi për herë të parë do zhvillohet në 11 qytete të ndryshme të Europës, edhe ceremonia hapëse do jetë tepër e veçantë.

Sipas organizatorëve, rreth 15 mijë tifozë do të jenë prezent në shkallët e stadiumit “Olimpico”, kryesisht mbështetës të kombëtares italiane, për shkak se Turqia po kalon një valë tjetër të koronavirusit. Për të qenë i pranishëm në stadium, UEFA ka kërkuar që tifozët duhet të kenë një test të Covid-19 para çdo ndeshjeje të “Euro2020”.

Ceremonia hapëse e “Euro2020” do të nisë në orën 20:00, një orë para ndeshjes Turqi-Itali. Tingujt e këngës me titull “We Are The People”, do që të perfomohet nga Martin Garrix dhe grupi U2, do të jenë edhe himni i këtij eventi, i cili do të shoqërojë të gjitha ndeshjet e “Euro2020”. Performanca muzikore do të bëhet on-line dhe përmes teknologjisë 3D, duke u shfaqur në ekranet e stadiumit “Olimpico”.

Tapeti i fushës do të shndërrohet në një fushë të pushtuar nga ngjyrat blu dhe të bardhë, e cila rrethohet nga miliona drita. Pjesë e koncertit do të jenë edhe këngët më të famshme në botë, teksa trupa e kërcimtarëve do të mungojë.

Favoritë për fitimin e “Euro2020” paraprakisht mendohen ata të zakonshmit. Portugalia vjen si kampione në fuqi, në turneun numër 16 në histori, ndërsa pas nuk mbeten as Franca, kampione e Botës, Spanja, Anglia dhe Gjermania.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here