Ç’ka bërë Meta për ta shkarkuar?’/ Alket Hyseni i kthehet keq Fevziut: Të duket ty? Moderatori i përmend ‘rrufenë’ nga Amerika: Do flasim prapë kur të dalë lista…

0
99

Kunja në distancë mes moderatorit Blendi Fevziu dhe deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hyseni. Ky i fundit është ankuar sepse e la të fliste në pjesën e tretë të emisionit, pasi dy të parat i ishin dedikuar udhërit ekzekutiv të lëshuar nga presidenti amerikan Joe Biden. Pas kthimit të batutës nga Fevziu, Hyseni i zbuti tonet duke u shpreh se PS ishte gjithmonë në koordinim me Amerikën.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:

Fevziu: Hyseni ç’ka bërë Meta që të meritojë shkarkimin? Se thotë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe krim. Krim nuk ka bërë Meta, vetëm po të jetë shakaja me Jenishehrin sot… Si e ka shkelur? Opinioni nuk është shkelje e rëndë e Kushtetutës?
Alket Hyseni: Kujt i duket? Juve?
Fevziu: Po mua patjetër. Unë në emrin tim flas.
Alket Hyseni: Ju falenderoj njëherë që më dhatë fjalën për pjesën e parë, pas pjesës së dytë. Vetëm në Opinion ndodh kjo. Ishte shaka.
Fevziu: Si, si ishte kjo? Nuk e kapa të lutem. Mund të ma thuash edhe njëherë.
Alket Hyseni: Faleminderit që më dhatë fjalën për pjesën e parë, pas pjesës së dytë.
Fevziu: Hyseni kam frikë se do të flisni prapë për këtë pjesën e dytë kur të vijë koha e listës.
Alket Hyseni: Gjithmonë do flasim për të. Se ne jemi të koordinuar me partnerët. Shaka ishte!

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here