“Jeni degjenerim i shoqërisë”- Dojna Mema reagon pas debatit të fortë ndaj komunitetit LGBTQI: Tragjedi e madhe! Futini një të qeshur se…

0
52

Prej pak ditësh, komuniteti LGBTQI ka propozuar që fjala nënë të zëvendësohet me “prindi që lind” dhe kjo ka shkaktuar një debat të madh

Në lidhje me këtë temë, pati një debat të fortë në studion e “Abc News”, mes moderatores Blerta Tafani dhe aktivistes së komunitetit LGBTQI, Xheni Karaj.

Tafani u shpreh shumë e revoltuar ndaj Xhenit, duke theksuar se ajo është “degjenerim” i shoqërisë.

“Ju nuk bëni dot familje. Një familje homoseksuale i jep fund shoqërisë. Ky është rrisku që të rrisësh një fëmijë ti. Ti e degjeneron shoqërinë. Ti s’ke pikën e edukatës dhe do të rrisësh një fëmijë.

Është fatkeqësi e madhe që ju të rrisni një fëmijë. Nuk funksionon jeta me dy baballarë. Merr fund jeta me një familje homoseksuale. Kjo është fyese kjo që thotë, lindni ju dhe për ne. Unë e heq mikrofonin, ti më fyen mua”,– tha Blerta.

Ndërsa Xheni u shpreh se ndihet shumë e ofenduar nga fjalët e moderatores.

Në lidhje me këtë debat, ka reaguar së fundmi edhe Dojna Mema.

Në një status në Instastory, moderatorja shkroi:

“Nuk mund ta besoj që kjo bisedë bëhet në televizion në vitin 2021. Së pari, fëmija nuk bën familjen. Pra, familja nuk quhet e tillë vetëm se ka fëmijë në mes.

Së dyti, po gratë që nuk riprodhohen dot ose nuk duan, janë gjithashtu shkatërrim i kësaj shoqërie se nuk shtojnë numrin e humanëve në rang botëror?!

Zonjë, degjenerimi i shoqërisë nuk vjen kurrë nga dashuria, por nga ndjenja e kundërt me të. Uroj vërtetë që çdo djalë apo vajzë që i përket komunitetit LGBTQ+ ‘t’i fusë një të qeshur’ kur sheh këtë video e ta marrë si satirë, se ndryshe do ishte tragjedi e madhe”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here