Enca prin listën! 10 artistët shqiptarë më të ndjekur në Instagram, Elvana e fundit, Tayna nuk kap dot 2 milionë ndjekës

0
39

Artistët shqiptarë janë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale. ‘Express Rozë’ ka renditur më të ndjekurit në rrjetin social “Instagram”.

Enca Haxhia, është mjaft aktive në rrjete sociale, duke publikuar vazhdimisht fotografi nga përditshmëria e saj. Madje, ajo shpeshherë provokon me fotografi, e në rrjetin social “Instagram”, ajo numëron mbi 2.3 milionë ndjekës dhe kështu është artistja më e ndjekur në këtë rrjet social.

Pas, Encës, këngëtarja Dhurata Dora është artistja e dytë më e ndjekur në këtë rrjet social, e që vazhdimisht publikon fotografi e video nga pushimet dhe aktivitetet ditore që bën. Ajo numëron mbi 2.2 milionë ndjekës në “Instagram”.

Këngëtarja, Luana Vjollca, njëherësh edhe moderatore është artistja e tretë më e ndjekur në këtë rrjet social, e që vazhdimisht publikon fotografi duke i mbajtur aktiv ndjekësit. Luana ka mbi 2 milion ndjekës në rrjetin social “Instagram”.

Kësaj liste të artistëve më të ndjekur, i bashkohet edhe këngëtarja Kida, e cila kohëve të fundit është mjaft aktive në projekte muzikore dhe në rrjete sociale. Së fundmi, ajo është duke i shijuar pushimet dhe vazhdimisht publikon fotografi që t’i mban ndjekësit aktiv. Kida numëron mbi 1.8 milion ndjekës në “Instagram”.

Në listën e 10-të artistëve më të ndjekur, është edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e cila poston fotografi e video nga jeta e saj e përditshme. Artistja numëron mbi 1.7 milionë ndjekës në këtë rrjet social.

Nga artistët shqiptar më i ndjekuri në rrjetin social “Instagram”, është reperi Noizy, i cili numëron mbi 1.7 milionë ndjekës dhe po ashtu është mjaft aktiv si në publikimin e këngëve dhe fotografive e video të përditshme.

Pas, Noizy-të, reperi kosovar, Ledri Vula, është artisti i shtatë më i ndjekur në rrjetin social “Instagram”, i cili numëron mbi 1.6 milionë ndjekës dhe është mjaftë aktivë në këtë rrjet social dhe në publikimin e këngëve.

Këngëtarja, Doruntina Shala e njohur si ‘Tayna’, pas tri vitesh në skenën muzikore ka arritur që për këtë kohë të jetë mjaftë e ndjekur në rrjetin social “Instagram” e që së bashku me Dafina Zeqirin numërojnë mbi 1 milionë e 600 mijë ndjekës.

Listën e 10-të artistëve më të ndjekur në rrjetin social “Instagram”, e mbyll këngëtarja, Elvana Gjata, e cila në këtë rrjet social, numëron mbi 1 milionë e gjysmë ndjekësish, e që kohë pas kohë publikon albume duke i mbajtur aktiv ndjekësit.

(a.b)/dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here