Italia, nisje spektakolare Europianit, 3 gola dhe 3 pikë ndaj Turqisë

0
49

3 gola, 3 pikë dhe një nisje spektakolare e Euro 2020. Italia nuk zhgënjen përballë Turqisë, madje konfirmon pretendimet e mëdha për këtë edicion.

90 minutat në Olimpico ishin perfekte, skuadrën e Mancinit e nisin ndeshjen menjëherë në sulm, me Insigne që bën kërcënimin e parë brenda zone, por harkimi i tij përfundon larg kuadratit.

5 minuta më vonë, Chiellini i afrohet golit me kokë, por portieri Cakir është i vëmendshëm në goditjen nga këndi. Pjesa e parë mbyllet me një episode shumë të dyshimtë.

Spinazzola harkon brenda zonës dhe topi përfundon në dorën e mbrojtësit turk Zeki Celik, por për gjyqtarin holandez, edhe pas konsultimit me kolegët në dhomën e VAR, është lojë e rregullt.

Me nisjen e pjesës së dytë vjen dhe zhbllokimi i ndeshjes. Demiral nuk arrin të largojë si duhet krosimin e Berardit, me topin që përfundon në portën e turqve. Italianët kanë motivimin e duhur, dhe bashkë me përkrahjen e publikut dyfishojnë në minutën e 66 me Immobile. Turqia është inekzistente dhe diçka e tillë shfrytëzohet në maksimum nga italianët, që i vendosin kapakun sfidës në të 79-ën me Insigne dhe nisin të mendojnë për duelin e ardhshëm, atë ndaj Zvicrës më 16 qershor në mbrëmje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here