Penalltia e kërkuar nga Azurrët, Olsi RAMA ironizon: Tifozët italianë kërkojnë Enea Jorgjin

0
26

Pjesa e parë e Itali-Turqi ka patur mjaft kontestime (0-0). Në Olimpico, italianët pretenduan për shumë penallti, por asnjëra nga ato, nuk u akordua nga arbitri Makkelie. Drejtori i Partizanit, Olsi Rama ka bërë një ironi tejet “therëse”, duke shkruar: “Tifozët italianë kërkojnë Enea Jorgjin”.

Gjithçka ka të bëjë me faktin se Jorgji ishte ai që i dha penalltinë Vllaznisë, në humbjen 1-0 të të kuqve. Pikërisht ajo disfatë rezultoi fatale, me kryeqytetasit që humbën “rrugën” drejt titullit.

Menjëherë pas 90 minutëshit që ishte tejet jetik për titullit, Rama nuk e ka përmbajtur veten, duke zgjedhur shpeshherë Instagramin apo edhe intervistat e ndryshme për të bërë ironi ndaj Jorgjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here