Erdogan i puth dorën Joe Biden? Kamerat kapin momentin e ”sikletshëm”

0
176

Në Bruksel janë mbledhur liderë nga e gjithë bota, në kuadër të Samitit të NATO-s. Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan gjatë samitit u takua me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe ajo çfarë ra në sy gjatë takimit të tyre ishte mënyra e tyre e përshëndetjes.

Kamerat kanë fotografuar një moment kur Erdogan dhe Biden tokin grushtat me njëri-tjetrin pasi shtrëngimi i duarve është i ndaluar në këtë kohë pandemie dhe në një moment duket sikur Erdogan ishte duke iu afruar Biden për ti puthur dorën, por nuk ishte ashtu. Ai po ngrihej dhe kamerat e ‘kapën’ në një pozicion që dukej sikur po i afrohej dorës së presidentit amerikan.

Biden dhe Erdogan do të kenë takimin e tyre të parë pas inaugurimit të presidentit të ri të SHBA, pas përfundimit të samitit, dhe pasi Erdogan do të jetë takuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here