Flori Mumajesi tha se nuk e meritonin çmimin, reagojnë për herë të parë “Urban Band”

0
77

Çmimi “Best New Artist” në “Kënga Magjike” u fitua nga grupi “Urban Band” të cilët konkurruan me këngën “Edhe një natë”.

Megjithëse ishte juria ajo që vendosi për çmimin, kantautori Flori Mumajesi nuk e priti aspak mirë këtë vendim. Mirëpo ky vendim i jurisë nuk u prit aspak mirë nga Flori Mumajesi.

Flori publikoi një status ku shprehej i revoltuar për vendimin dhe sipas tij çmimin e meritonte Kras, i cili bashkëpunon dhe me “ThreeDots”.

“Koha do ta vërtetojë sa gabim apo të drejtë kishte kjo juri! Për mua që refuzoj të jem në panele jurie je ti fituesi dhe jo vetëm i Neë Artist”, shkruante Flori.

E ndërsa sot, Urban Band të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, thanë se pavarësisht deklaratës do ta pranonin një bashkëpunim me Florin:

“Juria ka qenë mëse e vërtete për çmimet që ka dhënë. Te kjo pjesa e ka pas me ne apo jo, nuk e dinim. Ne sollëm në Festival një këngë që kishte ritëm. Me gjithë qejf do e bënim një bashkëpunim me Florin. Nuk kemi pse bëjmë ne armiqësi të kota. Ne jemi artistë të rinj, kemi karrierën përpara”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here