Humbi zgjedhjet në PD, paralajmëron Harxhi: Së shpejti do them…

0
83

Edith Harxhi ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve për kreun e PD.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Harxhi ka falënderuar të gjithë anëtarët që e votuan të dielën, teksa thekson se së shpejti do të thotë edhe mendimet e saj mbështetur mbi fakte për procesin.

“Të nderuar miq, anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, ju shpreh gjithë mirënjohjen time për kohën dhe vëmendjen që më keni kushtuar. Gjatë këtyre dy javëve pata nderin dhe kënaqësinë t’ju takoja, të bisedonim dhe të bashkëndanim shqetësimet tona për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen partia jonë dhe Shqipëria. Natyrisht koha ishte mjaft e kufizuar dhe e pamjaftueshme. Por është vetëm fillimi. Sepse, si ju kam premtuar, unë do vij t’ju takoj përsëri dhe së bashku do gjejmë zgjidhjet më të mira për t’i rikthyer Partisë Demokratike vlerat, dinjitetin, forcën dhe rëndësinë e humbur, për t’a ribërë atë përsëri një Parti qeverisëse. Lidhur me atë që ndodhi dje, gjatë procesit zgjedhor, së shpejti do them mendimet e mija, mbështetur mbi fakte. Por, natyrisht, gjithçka ndodhi dje nuk do pengojë dhe, aq më pak, t’a ndalojë këtë mision tonë të përbashkët. Duke ju shprehur përsëri gjithë mirënjohjen dhe nderimin tim, pres me kënaqësi të ritakohemi së shpejti,”- shkruan Harxhi./ Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here