Me origjinë serbe, futbollisti i Austrisë kapet me shqiptarin e Maqedonisë, Alaba i mbyll gojën me forcë

0
128

Maqedonia e Veriut debuton me humbjen në Euro 2020. Përfaqësuesja ballkanase, që merr pjesë për herë të parë në një event madhor të futbollit u mposht 3-1 nga Austria. Vendimtar në këtë ndeshje ishte edhe sulmuesi me origjinë serbe, Marko Arnautovic i cili hyri në lojë në minutën e 59′ të takimit dhe në të 89′ shënoi golin e tretë.

Pas realizimit, sulmuesi u bë protagonist me festën e tij, i cili filloi me gjestet dhe po i tregonte gishtin Ezgjan Alioskit.Sulmuesi i Austrisë nisi menjëherë të dërgojë fjalë ndërsa ishte Alaba ai që e sjell në vete dhe i mbyll gojën me forcë. Të njëjtën gjë kanë bërë më pas edhe bashkëlojtarët e tjerë, që janë munduar ta bëjnë të arsyetojë.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here