“Nënës t’i themi o prindo? Ik ore”, indinjohet dhe shpërthen aktori Visjan Ukcenaj

0
108

Ditët e fundit ka nisur një diskutim i zjarrtë pasi komuniteti LGBTQI kërkon që termi ‘nënë’ të hiqet nga përdorimi në dokumentet e vendit të punës dhe dokumente të tjera, dhe në vend të saj të përdoret “prind që ka lindur”.

Komuniteti LGBTQI ka thënë se përdorimi i “gjuhës gjinore” do të parandalojë që punëdhënësit të vendosin pabarazi gjinore mes meshkujve dhe femrave. Nga ana tjetër në pasaporta kërkohet që fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohen me “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Shumë reagime ka krijuar kjo kërkesë. Korit të ironive dhe kritikave i është bashkuar edhe Visjan Ukcenaj, aktori i njohur i humorit, i cili ka postuar një video që është kthyer shumë shpejt virale.

“Pra të dashur miq, sipas LGBTIMNNJOPQRSSHTTH nëna duhet quajtur prind. 8 marsi nuk do të jetë më festa e nënës, do jetë festa e prindit. Mamatë t’i thërrasim ‘o prindo’, ëëë. Ik ëre, ik ëree”, shprehet Ukcenaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here