Nga korriku, qarkullon kartëmonedha e re, më e madhja e prodhuar ndonjëherë: Si do duket, pse duhej?

0
47

Banka e Shqipërisë zbuloi se nga korriku do të hidhet në qarkullim kartëmonedha e re prej 10 mijë lekëshe, që është dhe prerja më e madhe që është emetuar ndonjëherë. Deri tani, kartëmonedha me vlerën më të madhe ishte ajo prej 5 mijë lekësh. Ditën e martë, datë 15 qershor – në ambientet e Bankës do të organizohet edhe prezantimi zyrtar i dy prerjeve të reja, përkatësisht 1000 dhe 10.000 lekë.

Pse një kartëmonedhë e re, më e madhe?

Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkos, ky veprim “plotëson kërkesat e tregut”. Në njëintervistë për “Monitor”, ai u shpreh:

“Shtypja e kartëmonedhave të reja 1,000 dhe 10,000 lekë është pjesë e vijimësisë së një pune disa-vjeçare të Bankës së Shqipërisë për të emetuar serinë e re të kartëmonedhave Lek, si dhe njëkohësisht për të garantuar në çdo moment furnizimin e ekonomisë me para të gatshme.”

Kjo kartëmonedhë e prerjes më të lartë shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit dhe sipas të gjitha analizave, plotëson kërkesat e tregut për ta pasur në strukturën e serisë sonë të kartëmonedhave me kurs ligjor. Prezantimi dhe hedhja e saj në qarkullim do të mundësojë për një qarkullim më të mirë dhe më efikas të parasë së gatshme.”
Si do duket kartëmonesha e re 10.000 lekëshe

Kartëmonedha 10,000 lekë mbart si tematikë simbolet e Flamurit Kombëtar dhe Himnit, të shoqëruar me portretin e poetit të Rilindjes Kombëtare, Asdrenit, për shkak të pranimit mbarëpopullor të tij si autor i tekstit të “Himnit Kombëtar” të shqiptarëve.

Si të gjitha prerjet e serisë së re, edhe kjo kartëmonedhë përmban elemente sigurie të avancuara, të prodhuara me teknologjitë më të fundit të fushës, të cilat lehtësojnë identifikimin nga publiku, rrisin besueshmërinë tek paraja kombëtare dhe e bëjnë më të vështirë falsifikimin.

Burimi: Banka e Shqipërisë, Monitor.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here