‘Fluturojnë karriget’ mes një sherri në plazh, pushuesit përleshen më njëri tjetrin duke goditur këdo që i del para

0
249

Në një nga plazhet më të frekuentuara të Anglisë ka ndodhur një përleshje mës pushuevenë ditën e sotme.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen qartë momentet kur ka “plasur” grushti mes pushuesve të cilët i kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit karrige dhe sende të tjera të forta.

Qindra pushues kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarje, ku mes tyre kanë qenë dhe shumë fëmijë. Në pamjet e publikuara dëgjohen pushuesit të cilët nuk ndalojnë së pyeturi njëri-tjetrin se: Si dreqin filloi?

Sipas policisë nga ky incident nuk është raportuar asnjë person i lënduar, ndërkohë që efektivët kanë marrë në pyetje personat të cilët ishin të pranishëm për zbardhjen e ngjarjes.

(e.k/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here