”Nuk vdes tërësisht vetë një rrap i tillë’, aktori Florjan Binaj befason me denoncimin e fortë për pemën shekullore në qëndër të Tiranës: E kanë helmuar qëllimisht

0
124

Florjan Binaj ka hedhur dyshime në rrjete sociale mbi rrapim shumëshekullor që ndodhet pranë “Urës së Tabakëve” në Tiranë fatkeqsisht nuk çeli këtë pranverë.

Aktori ka shpërndarë tre foto të pemës ndër vite dhe mendon se një rrap shumëvjeçar nuk mund të thahet tërësisht në të njëjtën kohë. Florjani mendon se kjo pemë është helmuar qëllimisht për t’u tharë, duke i lënë vendin ndonjë ndërtimi.

“Fotoja e parë është një pikturë nga piktori anglez Edward Lear i urës së Tabakëve në Tiranë e vitit 1848…bie në sy dukshëm rrapi madhështor që ka qënë shekullor që në 1848-ën… Është një fotografi fotografin e të cilës nuk e gjeta dot, por që ka kapur një pasdite pranë urës së tabakëve dhe rrapi, sërisht madhështor dhe hijerëndë…“- shkruan aktori krahas fotove.

“Rrapi sot i cili fatkeqsisht nuk çeli këtë pranverë…për aq sa njoh dhe sa kam parë gjatë gjithë jetës time, nuk vdes tërësisht vetë një rrap i tillë shumëshekullor si një nga pak kryepleqtë natyrorë të kryeqytetit…Një rrapi aq të madh e të moçëm, mund ti vësh dhe flakën por prapë do çelë!Fatkeqsisht, besoj së një mëndje dashakeqe e ka helmuar për ta vrarë këtë pemë që ka parë ndër shekuj me rradhë se si u bëmë ne nga fëmijë të natyrës, në vrasës të saj!”-përfundon ai me foton e tretë nga pema e tharë sot.

Florjan Binaj është një nga aktorët që herë pas here ndan mendime për problematika të ndryshme me ndjekësit e tij.

(f.i/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here