Shqiptarët e pushtojnë fushën me dron, në ndeshjen Francë-Gjermani ndodh ndryshe: Parashutisti zbret vetë në tapetin e blertë

0
120

Luhet një nga ndeshjet më të forta të Europianit në “Allianz Arena”, ku Gjermania pret Francën. Një episod i rrallë ka ndodhur disa sekonda para nisjes së ndeshjes.

Një parashutist ka zgjedhur pikërisht fushën e stadiumit të Bayern Munchen për t’u ulur me parashutën e tij dhe për të dhënë një mesazh për pastërtinë e ambientit.

Siç shihet në video gjithçka ka ndodhur kur lojtarët dhe gjyqtarët po vendoseshin në vendet e tyre, teksa ulja nuk ishte më perfektja dhe lojtarët e Gjermanisë shkuan të shohin nëse “pushtuesi i fushës” ishte mirë.

(E.H/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here