‘Ika me bujë, erdha me bujë’, Inida Gjata rrëfen gjithçka nga jeta në Gjermani: Më eci mirë, nisa plotësisht një jetë të re

0
67

Inida Gjata e njohur si Zhaku ka rrëfyer për largimin e saj drejt Gjermanisë. E ftuar në emisionin ‘Rudina’ ajo ka treguar se largimi nga Gjermania në momentet e depresionit ku ndodhej ishte gjëja më e mirë që mund të bënte.

Ndër të tjera Zhaku ka treguar se mbështetjen më të madhe e morri nga bashkëshorti i saj Christian Kreus, pasi pa ndihmën e tij jeta si emigrante do të ishte tepër e vështirë.

“Ishte një vendim në fakt që erdhi pasi pata një lloj krize, një lloj depresioni, largimin nuk e kisha kaq të bujshëm se e kam shoqëruar edhe me daljen tek Çani me këngën ‘’Censura’’ dhe gjithnjë me bujë, ika me bujë, erdha me bujë. Më bëri mirë largimi, bëri mirë Christian që më mori. Po mos të kishte qenë për Christian-in nuk do të kisha shkuar në Gjermani asnjëherë besoj, si refugjate. Edhe pse isha 31 vjeç, nuk mund të shkosh vetëm, është ndryshe kur mikpritesh atje si zonja Kreuz dhe ndryshe kur shkon si hallexhi,”-tha Zhaku.

(f.i/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here