Itali-Zvicër 58 sfida, por asnjëherë në Europianë. Tri barazime në ndeshjet e fundit!

0
54

Pas fitores së shkëlqyer ndaj Turqisë, Italia e Roberto Mancini dëshiron të vazhdojë më tej në “Euro2020”. Në ditën e dytë të grupit A, ajo do të përballet me Zvicrën, e cila në ndeshjen hapëse barazoi 1-1 kundër Uellsit. Tani “azzurrët” janë të vetëm në krye të grupit dhe kanë mundësinë ta sigurojnë kualifikimin për më tej që sonte.

Zvicra është ekipi kombëtar, kundër të cilit, Italia ka luajtur më shumë ndeshje në historinë e saj, duke marrë parasysh edhe ndeshjet miqësore: plot 58 takime! Bilanci i përgjithshëm është në favor të “azzurrëve”, të cilët kanë fituar në 28 raste kundër 8 të Zvicrës, ndërkohë që 22 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Sidoqoftë, të dy ekipet nuk janë përballur kurrë me njëra-tjetrën në Kampionatet Europiane dhe kanë luajtur vetëm tri herë për Kupën e Botës: dy në ndeshje në vitin 1954 (me të dy fitoret për Zvicrën) dhe një më 1962, me një fitore 3-0 për Italinë në grupe.

Në tre ndeshjet e fundit midis dy ekipeve, ka pasur po aq barazime: 1-1, 0-0 dhe 1-1 në një miqësore midis 2006 dhe 2010. Pavarësisht se janë përballur midis tyre kaq shumë, Italia dhe Zvicra kanë luajtur me njeri-tjetrin në njëmbëdhjetë vitet e fundit.

Zviceranët nuk i kanë mposhtur italianët që nga 1 maji 1993, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës. Nga ai moment dhe në vazhdim janë rregjistruar, katër fitore për Italinë dhe po katër barazime.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here