Locatelli jep leksione futbolli, Italia kalon në fazën tjetër

0
45

Manuel Locatelli shkëlqeu me dy gola në fitoren 3-0 të Italisë ndaj Zvicrës, që i jep axurrëve kualifikimin për në fazën tjetër të Kampionatit Evropian.

Mesfushori i Sassuolos dha një pasim rreth 60 metra për Berardin, i cili dribloi në zonë Rodriguezin dhe shërbeu në qendër të saj, ku Locatelli kishte arritur pas një sprinti të gjatë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Locatelli tregoi edhe aftësinë në goditjet nga larg me të majtën, këmbën e tij më të keqe, duke mos i dhënë shans portierit të Zvicrës.

Në minutat e fundit, Ciro Immobile shënoi edhe golin e tretë, me një goditje tjetër nga jashtë zone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here