Pogba fal Rudiger: Më kafshoi por s’ka gjë, nuk dua të dënohet

0
46

Dhëmbët në shpinën e Paul Pogba në sfidën mes Francës dhe Gjermanisë mund t’i kushtojnë një ndëshkim Antonio Rudiger, edhe pse mbrojtësi gjerman nuk u ndëshkua me karton dhe aksioni nuk u rishikua në VAR.

Mbrojtësi gjerman u kap nga kamerat ndërsa i afrohej shpinës së Pogba dhe pastaj përkuli kokën para, duke tentuar ta kafshojë në fanellë. Pogba u ankua menjëherë te arbitri Juan Carlos Yuste Jimenez.

“Më kafshoi pak dhe e ndjeva, ja thashë arbitrit,-shpjegoi francezi pas ndeshjes duke shtuar,- nuk u ndëshkua me karton dhe nuk dua që të pezullohet për atë episod. Në fund u përqafuam dhe mbaroi aty”.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here