Pogba imiton Ronaldon, largon nga tryeza… sponsorin e Europianit (video)

0
68

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, vendosi ta hiqte një shishe birrë Heineken nga konferenca e tij për shtyp, pas fitores 1-0 kundër Gjermanisë, në Kampionatin Europian. Pogba u emërua “Njeriu i Ndeshjes”, teksa pasimi i tij “i hollë” ndihmoi në shkaktimin e autogolit të Mats Hummels, që i dha fitoren ekipit të Didier Deschamps në ndeshjen hapëse të grupit.

Cristiano Ronaldo u bë kryelajm botëror vetëm 24 orë më pare, kur largoi dy shishe qelbi Coca Cola nga tryeza e konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Hungarisë. Super ylli i Juventusit, i vetëdijshëm për shëndetin, veproi ashtu. Veprim që për pak minuta bëri xhiron e botës përmes rrjeteve sociale dhe mediave të fuqishme.

Kampionati Europian ka një mori sponsorësh, përfshirë gjigantët hollandezë të Heineken. Megjithëse shishja e vendosur mbi  tryezë ishte në të vërtetë një ofertë birre pa alkool, myslimani i devotshëm Pogba zgjodhi ta hiqte që aty, njësoj si CR7 me pijën tjetër të njohur.

Ronaldo e zëvendësoi me një shishe uji, duke apeluar indirekt për të mos konsumuar pije me sheqer dhe gaz. Pogba u duk më pak i rrezikuar, por e pa të arsyeshme ta hiqte shishen e birrës, pasi kjo shkonte kundër besimit të tij si musliman i devotshëm. Mesfushori i Manchester United u konvertua në Islam më 2019.

“Besimi në Zot është gjithçka. Kjo është ajo që më bën të jem mirënjohës për gjithçka, – tha Pogba dy vite më parë. – Kjo më bëri të ndryshoj, t’i kuptoj gjërat në jetë. E marr me mend, mbase, kjo më bën më paqësor përbrenda. Ishte një ndryshim i mirë në jetën time, sepse nuk kam lindur musliman, edhe pse mamaja ime është e tillë. Respekt për të gjithë. Islami nuk është imazhi që të gjithë e shohin, terrorizmi… Ajo që dëgjojmë në media është me të vërtetë diçka tjetër”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here