VIDEO/ Të rinjtë të çmendur pas “Përputhen”, avokati Lapaj: Skena tronditëse, mu mpi truri, me çfarë merren në jetë këta?

0
146

Pritjet e shfrenuara për konkurrentët e “Përputhen”, kanë ngjallur kërshëri tek publiku, duke ngritur pyetjen se a janë vërtet personazhe model për rininë, të rinjtë e programit. Avokati Adriatik Lapaj, i angazhuar në një sërë çështjesh sociale, thotë se skenat e “Përputhen” në turin nëpër Shqipëri janë tronditëse.

POSTIMI I ADRIATIK LAPAJT:

Per dreq pashë një lajm ku “fenomenet” e “Përputhen” ishin pritur në Shkodër me kërshëri të madhe. Një pritje alla rock star-ësh.
Rendte rinia, por tek tuk dhe ndonjë burrë me thinja të takonin e të dilnin foto me “yjet” e “Përputhen”. Një skenë tronditëse. Jam i shastisur. Për afro 10 minuta mu mpi truri. Pasi filloi sërish të jepte shenja funksionaliteti nuk më lë rehat një pyetje:
Me çfarë merren në jetë këta që kishin emocionuar të madh e të vogël në qytetin e Gurakuqit dhe Migjenit?!

Konkurrentët e Përputhen kanë nisur një tur takimesh me fansat e tyre pas përfundimit të spektaklit. Në këto takime, qindra adoleshentë kanë dalë për ti ndjekur rrugëve të rinjtë e programit, ndërsa nuk kanë munguar as incidentet, ku konkurrentët i kanë tërhequr vëmendjen njëri-tjetrit që të ruajnë portofolat.

(F.g/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here