Herald Marku falenderon Vllazninë, sot zyrtarizon kalimin te Partizani

0
42

Herald Marku e ka mbyllur me Vllazninë. Mesfushori, i cili pritet që sot t’i bashkohet zyrtarisht Partizanit, ka publikuar një letër lamtumire për Vllazninë, duke i falënderuar të gjithë ata me të cilët kaloi dy sezone të suksesshme në Shkodër.

“Përshëndetje! Pas dy sezonesh të paharrueshme me Vllazninë, erdhi momenti të filloj një kapitull të ri në karrierën time. Kalova çaste të mrekullueshme dhe që do t’i mbaj mend gjatë. Dua të falënderoj Bordin Drejtues për mundësinë e dhënë, për të qenë pjesë e Vllaznisë, kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi, drejtorin Suad Lici dhe sponsorin Alban Xhaferi.

Falënderoj stafin teknik, trajnerin Thomas Brdaric për besimin dhe mbështetjen e madhe për mua gjatë sezonit, Elvis Plorin, Safet Osja, Ideal Lekiqi dhe Altin Nikshiqi. Falënderoj stafin mjekësor, Zydi Coba, Ilirjan Haxhaja dhe Ani Ferhati.

Falënderoj të gjithë shokët e ekipit që çdo sfidë e kaluam së bashku. Çdo moment ishim si një familje për mua. Falënderoj kapitenin Erdenis Gurishta për mbështetjen që nga dita e parë.

Nuk mund të harroj pa falënderuar të gjithë tifozët e mrekullueshëm të Vllaznisë. Kanë gjetur mundësinë të na përkrahin gjithmonë edhe në këtë vit të vështirë. Ju falënderoj përzemërsisht!”- shkruan mesfushori Marku, i cili sipas drejtorit Olsi Rama, sot do të zyrtarizojë kalimin e tij në radhët e skuadrës së kuqe të Partizanit.

B.T (Dosja.al)

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here