Hyrja më e re në muzikë! Jasmina ‘premton’ katër këngë: Kam pasiguri por pres t’i publikoj!

0
53

Jasmin Kadriu, ish konkurentja e emisionit ‘Përputhen’, ka njoftuar se i është future muzikës dhe së shpejti pret që të publikojë tre ose katër këngë.

E ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’, Jasmina tha se ka ende pasiguri dhe se nuk e di nëse është këngëtare apo jo.

“E di që është bërë bajat kjo fusha e muzikës. Është kënga që e kam paralajmëruar në Instagram, thash pse jo të bëhem edhe unë pjesë e këngës. Jam apo nuk jam, nuk e kam të vendosur akoma mirë, por është tek pjesa që të bëhem edhe unë pjesë. Më pëlqen shumë të këndoj, por nuk e di pse e kam atë ankthin ose mospranimin e njerëzve. Mendoj gjithmonë dështimin”, deklaroi ish-konkurentja.

Ajo ka treguar se ka tre-katër këngë, për të cilat po punon çdo ditë në studio.

“Kam 3-4 këngë, rri çdo ditë në studio, një herë del një ide, një herë një tjetër, por nuk është që do të dalë se s’bën”, përfundon Jasmina.

(kle.mu./dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here