Mbahet premtimi për Eriksen, shikoni si nderohet danezi në minutën e 10-të të sfidës Danimarkë-Belgjikë

0
83

Ndeshja Danimarkë-Belgjikë ndaloi në minutën e 10-të për të nderuar mesfushorin Kristian Eriksen i cili pësoi infarkt në sfidën e kaluar ndaj Finlandës.

Futbollistët, gjyqtarët, stafet dhe tifozët të gjithë me lot në sy duke duartrokitur për Eriksen, gjest ky i cili ishte paralajmëruar më parë. Në respekt të Eriksen në fushë u shpalos dhe një fanellë gjigande e Danimarkës me numrin 10-të të futbollistit dhe me emrin e tij.

Pamjet u bënë virale duke prekur mijëra njerëz të cilët e panë live kolapsin e Eriksenit në sfidën ndaj Finlandës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here