“Më qëlluan me grushta pa zbritur nga makina”/ Auron Tare përfundon në spital, flet pas dhunimit në Tepelenë: 3 pronarët e firmës private…

0
110

Është dhunuar në fshatin Bënçë të Tepelenës aktivisti Auron Tare, i cili ka qenë pjesë e një proteste që po bëjnë banorët e kësaj zone, për kundërshtimin e ndërtimit të një fabrike gurore pranë kanioneve të Nivicës.

Banorët ishin thërritur sot në një dëgjesë publike me firmën “Eral Construction”, 3 pronarët e të cilës kanë ushtruar dhunë ndaj Tares dhe ndaj banorëve të tjerë të zonës.

Tare ndodhet në spitalin e Tepelenës, dhe më pas pritet që të bëjë një kallëzim në polici për shkak të dhunës që kanë ushtruar përfaqësuesit e firmës.

AI tha se është qëlluar teksa ka qenë brenda në makinë, nga një prej pronarëve të firmës në fjalë, ndërkohë që dhunë është ushtruar dhe ndaj banorëve të tjerë të pranishëm.

“Nuk ka një shqetësim të madh, unë do të shkoj në komisariat që të bëje një denoncim. Megjithëse banorë dhe unë patëm një vetëpërmbajtje, nga ky sherr i panevojshëm, më lejoni që tiu shpjegoj se çfarë ndodhi.

Ishte thërritur një dëgjesë për një gurore që do të ndërtohet në një zonë turistike, banorët ishin mbledhur, dhe unë arrita në cilësinë e vëzhguesit të turizmit, nga Bashkia e Tepelenës, nga kantieri kanë dalë 3 pronarët, që janë vëllezër. Kanë qëlluar që të qëllojnë njerëzit me shqelma dhe me grushta, unë isha në makinë, kur një prej vëllezërve nga xhami më qëlloi me grusht, më shau nga familja, fëmijët.

Ishte një skenë prej rrugaçërish, e cila duhet të marrë një mësim shumë të mirë, Policia ka shkuar në vendngjarje, për të parë situatën më tutje. Unë jam larguar për të shmangur agravimin e mëtejshëm të kësaj situate, e tre njerëzve që e quajnë veten të fortë të zonës, dhe banorëve që nuk duan të dëmtohen kanionet.

Firma që ka marrë lotin e dytë të rrugës, ka marrë një leje nga Bashkia dhe për parkingun e mjeteve, mesa mësova nga banorët, kjo firmë kërkon ndërtimin e një gurore brenda kanioneve që është dhe zonë turistike”, u shpreh Tare për faxweb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here