UEFA kërcënon qeverinë britanike: “Do të heqim finalen nga Londra dhe do ta spostojmë në…”

0
87

UEFA ka kërcënuar  Britaninë e Madhe se mund t’i heqë të drejtën e organizimit të fazës finale të “Euro2020” stadiumit “Wembley”, nëse nuk ndryshojnë masat anti-Covid për personat që hyjnë në territorin e saj.

Sipas asaj që zbulojnë mediat britanike, institucioni që drejton futbollin në Europë tashmë e ka edhe alternativën nëse për shkak të masave anti-Covid gjysmëfinalet dhe finalja e madhe e “Euro2020” nuk zhvillohen dot në Londër.

Zgjidhja që jep UEFA është Hungaria dhe stadiumi “Puskas Arena” në Budapest, i vetmi stadium që ka pritur deri më tani tifozët në kapacitet të plotë. I gjithë problemi është krijuar se rregullat shumë strikte në Britaninë e Madhe do ta bënin shumë të vështirë hyrjen në këtë territor të rreth 2500 VIP-ave dhe stafit organizator të gjysmëfinaleve dhe finales së madhe, pasi të gjithë këta persona nuk kanë shtetësi britanike dhe janë të detyruar që të bëjnë karantinë kur hynë në Angli.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here