Verë e nxehtë, jo për nga temperaturat, Alfred Peza: Media, oligarkia dhe niveli i Berishës do të jenë emrat e radhës që do të shpallen non-grata nga DASH

0
61

Alfred Peza ka paralajmëruar ‘valë’ shpalljesh non-grata dhe një periudhë të nxehtë politike këtë sezon veror. I ftuar në “Open”, Peza, pa përmenduar vetë emra apo kategori, por duke konfirmuar ato që tha moderatorja Eni Vasili, tha se DASH këtë herë mund të shpallë non-grata persona të fushave të medias, biznesit dhe jo vetëm.

Pjesë nga biseda

Alfred Peza: Nisur për nga dinamika që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur personat non-grata në Shqipëri, në lidhje me urdhrin e fundit të Joe Biden, besoj personalisht që në javët në vazhdm do të ketë persona të tjerë të rëndësishëm në fushën e politikës, që do të goditen në Shqipëri, të nivelit të Sali Berishës apo afër tij, në pikëpamje të asaj që përfaqësojnë politikisht. Jo vetëm në fushën politike, por edhe në fushat e tjer

Eni Vasili: Të tipit

Alfred Peza: Po, mund të jenë të fushve të tjera. Jo më larg se sot edhe vetë ambasadorja Kim theksoi se edhe një kategori tjetër për të cilët SHBA-të do të tregohen shumë të kujdesshëm.

Eni Vasili: Pra, mediat biznes, oligarkë, nuk e di…çfarë quan sektorë të tjerë

Alfred Peza: I përmende disa ti

Eni Vasili: I përmenda, në këtë….

Alfred Peza: Gjykoj që kjo verë do të jetë shumë e nxehtë, jo vetëm për nga temperaturat…

(f.m/Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here