DORËZOHET zv.kryeministri: Nuk kam kujt t’i drejtohem, do marr kazmën vetë

0
94

Zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë një denoncim në rrjetet sociale.
Braçe publikon foto nga ndërtimi i qendrës Shëndetësore në Këmishtaj dhe thotë se teksa po bëjnë një punë të mirë, privati me manovrat e tij nuk po i lejon.

Braçe ka treguar sesi brenda qendrës shëndetësore publike ka ndërhyrë privati dhe i ka marrë një banjo për t’ia ngjitur dhomës së vet.

Braçe thotë se është ankuar për projektin dhe ka kërkuar që të prishet, por që nuk është marrë parasyshë kërkesa e tij, teksa I “demoralizuar” shkruan se e vetmja gjë i mbetet është “të marrë kazmën dhe ta prishë vetë”.

Postimi i plotë i Braçes:

URREJTJA NDAJ PUBLIKES;

PERDORIMI KORRUPTIV I PUBLIKES QE TE FITOJ NJE PRIVAT!

Po bejme nje pune te mire me QENDREN SHENDETESORE NE KEMISHTAJ;

Duket vete!

Po shihni cfare ndodh;

Shkelet me kembe projekti dhe “vidhet nje tualet” per nevoja te nje privati!

Pra, brenda QENDRES SHENDETESORE publike, hyn privati, merr nje banjo dhe ja ngjit dhomes se tij!

E di e di, eshte cmenduri!

E di gjithashtu se skam kujt ti ankohem;

Por ja, tre jave me pare isha ne objekt, pash kete cmendurine, kerkova projektin, balladaquam projektin me ckish ndodhur, kerkova e lash porosi te prishej e projekti te shkonte ne vend!

Sot isha perseri dhe perseri ishte po njesoj!

TANI ME MBETI TE MARR KAZMEN E TA PRISH VET!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here