Ish-çifti bëhet bashkë për vajzën, Nora dhe Roberti më të lumtur se kurrë për Renee

0
70

Nora Istrefi dhe Robert Berisha, dikur ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar, gëzojnë një raport të mirë me njëri-tjetrit për hir të vajzës së tyre, Renee. Ata kanë treguar shpeshherë publikisht mbështetjen dhe respektin që gëzojnë për njëri-tjetrin, pavarësisht ndarjes, që e konfirmuan në 2019-ën.

Ish-çifti është bërë bashkë sot për vogëlushen e tyre, e cila ka përfunduar ciklin e parashkollorit. Ata kanë marrë pjesë në ceremoni, ndërsa kanë ndarë dhe disa momente në rrjete sociale. “Jeta ime, urime përfundimin e parashkollorit! Të dua luleshtrydhja ime.”, shkruan Nora krahas postimit.

Ndërkohë, kujtojmë që pas ndarjes, Nora është treguar shumë e rezervuar përsa i përket jetës personale, ndërsa Roberti është përfolur për një romancë me modelen italiane Maria Bova, por ishte kjo e fundit që hodhi poshtë spekulimet duke thënë se janë thjesht miq. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here