Kishim ide të gabuara edhe në Shqipëri, Hungaria befasuese ndalon Francën e yjeve në Europian

0
116

Një barazim surprizues ka marrë Hungaria në përballjen kundër Francës duke ia dalë në shifrat 1-1. Kjo pikë e marrë vlen sa një fitore për hungarezët për shkakun se luhej përballë Kombëtares që konsiderohet si favorite kryesore për të fituar Europianin.

Hungaria ishte befasuese në intensitetin e treguar në fushë dhe mënyrën e lojës, duke i rezistuar dhe i dhënë pak hapësira kundërshtarëve për të rrezikuar, pavarësisht emrave të tyre. Fiola shënoi në fundin e pjesës së parë, ndërsa Griezman barazoi në shifrat 66 pas pasimit të Mbape. Nga ana tjetër duhet të theksojmë se hungarezët janë kundërshtari i Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit dhe duke parë performancat e tyre në grupe, po rezulton si kundërshtar më i fortë sesa Polonia. /Sport Ekspres/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here