“Loti” kalon çdo pritshmëri, këngëtarja me famë botërore mbështet Elvana Gjatën

0
50

Para disa ditësh Elvana Gjata publikoi projektin e saj më të ri muzikor, “Loti”. Si gjithmonë, këngëtarja goditi në shenjë dhe u prit shumë mirë nga fansat.

Mirëpo, “Loti” duket se i ka kaluar kufijtë shqiptarë. Madje, edhe këngëtarja me famë botërore, Inna, ka ndarë në InstaStory këngën e Elvanës, duke treguar se i ka pëlqyer shumë.

Të njëjtin postim, Gjata e ka ripostuar në InstaStory, duke lënë të kuptohet se është lumturuar shumë.

“Kjo e përmbushi ditën time! Faleminderit mbretëreshë! Të dua”, ka shkruar Elvana krahas videove./abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here