Vajza e Paul Walker mund të bëhet pjesë e “Fast & Furious”

0
85

Vin Diesel nuk e ka përjashtuar mundësinë që vajza e Paul Walker, Meadow, të bëhet pjesë e kastit të “Fast and Furious”. Walker, i cili interpretoi rolin e Brian O’Conner në filmin aksion, vdiq në një aksident automobilistik në 2013, në moshën 40-vjeçare.

Editorial use only. No book cover usage. Mandatory Credit: Photo by Moviestore/Shutterstock (1651559a) The Fast And The Furious, Vin Diesel, Paul Walker Film and Television

Përpara Fast and Furious 9, që pritet të shfaqet në kinema më 24 qershor, Vin foli për mundësinë e pjesëmarrjes së vajzës 22 vjeçare të të ndjerit. Kur u pyet nëse ajo do të bënte ndonjë paraqitje tek kasti i ardhshëm, ai tha: “Nuk mund të llogaris asgjë….Le të themi se asgjë nuk mund të përjashtohet.”

BOCHUM, GERMANY - MARCH 17: Actor Paul Walker attends the europe premiere of 'The Fast and the Furious 4' at UCI cinema world at Ruhrpark on March 17, 2009 in Bochum, Germany. (Photo by Florian Seefried/WireImage)

Ai gjithashtu foli dhe për Walker, i cili nuk ishte vetëm kolegu por një nga miqtë e tij më të ngushtë në ekranin e madh.”Kur tragjedia ndodhi në vitin 2013, ne ndaluam xhirimet e Furious 7 për rreth pesë muaj….dhe studioja mori një vendim të guximshëm, që do të lejonte që personazhi të ekzistonte në mitologjinë tonë.”, tha ai.

Meadow Walker

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here