Duhej fitorja me patjetër, ndaj Portugalisë Joachim Low përdori ‘armën sekrete’, këmisha që fitoi Botërorin bëhet…

0
99

Humbja ndaj Francës ishte thjesht një ëndërr e e një nate vere për Gjermaninë, teksa kundër portugezëve rikthehet ajo skuadër e frikshme që i kishte munguar futbollit në përgjithësi dhe tifozve të “Panzer”-ave në veçanti.

Skuadra e Joachim Low mposht thellë dhe me përmbysje Portugalinë e Cristano Ronaldos në shifrat 4-2. Ky sukses nuk është rastësi, rrjetet sociale në Gjermani kanë treguar çelësin e suksesit dhe është pikërisht këmisha e trajnerit gjerman.

Janë shpërndarë me shpejtësi disa foto te gjermanit me një këmishë ngjyrë blu të errët që mbante veshur në finalen e Kupës së Botës në vitin 2014 kundër Argjentinës, teksa të njëjtën këmishë mbante veshur dhe ditën e sotme.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here