Më kushtoi shumë”/ Luis Fonsi tregon se kënga ‘Despacito’ solli jo vetëm sukses por dhe humbje

0
87

Këngëtari Luis Fonsi ka treguar një anë “të errët” të këngës ‘Despacito’, e cila mund të quhet suksesi i tij më i madh në karrierën e tij muzikore. Mediat e huaja shkruajnë se hiti botëror i ka sjellë dhe humbje.

Fonsi tregoi se kënga erdhi në të njëjtën kohë me fëmijën e tij dhe teksa festonte për karrierën humbi hapat e parë të fëmijës.

“Është një bekim, një dhuratë nga Zoti. Për sa kohë që njerëzit nuk lodhen dhe vazhdojnë të më kërkojnë, unë do ta këndoj atë. Falë saj unë e çova muzikën dhe gjuhën time në Azi, Australi, Rusi, takova shumë njerëz të tjerë dhe ishte një ndjenjë e çuditshme sepse unë kisha nevojë të isha përgjegjës profesionalisht, por në të njëjtën kohë, humba hapat e parë të fëmijës tim… “Më kushtoi shumë,” tha Fonsi.

(f.i/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here