UEFA: Shaqiri “lojtari i ndeshjes”, shënoi dy gola në fitoren e Zvicrës

0
74

Xherdan Shaqiri u përgjodh “lojtari i ndeshjes” në takimin Zvicër-Turqi, i cili u mbull me fitoren 3-1 të helvetëve. Ai kontribuoi me shënimin e dy golave shumë të bukur në fitoren vendimtare të Zvicrës, në ndeshjet e fundit në grupit A për “Euro2020”.

Pas ndeshjes, sulmuesi i Liverpoolit, u vlerësua me notën e lartë 8.6 dhe u shpall edhe “lojtari më i mirë” i këtij. Por loja e shkëlqyer e Shaqirit nuk mbeti pa u vënë re edhe në ishull. Faqja zyrtare e Premier League në Twitter, i ka dedikuar një dedikim:

“Xherdan Shaqiri i Liverpoolit po bën “boss”-in në skenën e madhe”,– shkruan në postimin e kampionatit anglez, ku janë bashkëngjitur edhe disa fotografi nga loja. Falë golave të tij, Zvicra me gjasa mund të sigurojë një vend në të 1/16-tat e “Euro 2020”.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here