Dorëzohet Britania e Madhe, fiton “presioni” i UEFA-s me finalen në Budapest në rast se…

0
93

Autoritetet britanike kanë pranuar kërkesën e UEFA-s dhe janë dorëzuar përpara saj, duke pasur frikën e zhvendosjes së finales së Euro 2020 nga “Wembley” i Londrës në “Puskas Arena” të Budapestit.

Kjo në nevojë për të pasur të paktën 60 mijë tifozë në shkallët e stadiumit.

Gjithsesi në Britaninë e Madhe kanë pranuar që në finalen që do të zhvillohet në Wembley të lejohen 2500 VIP-a dhe gazetarë të jenë në stadium.

Më saktë ata nuk do të jenë të detyruar të futen në karantinë për 10 ditë, siç është aktualisht në protokollin e sigurisë në luftën kundër përhapjes së COVID-19.

Kështu zgjidhet ngërçi dhe finalja do të zhvillohet në Wembley dhe jo në Budapest, ku lejohet të udhëtosh dhe autoritetet i kanë hapur plotësisht stadiumet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here