“Euro2020” ndan “biletat” e para për fazën e 1/16-tave…

0
43

Pas përfundimit të ndeshjeve të së hënës, 11 kombëtare e kanë siguruar kualifikimin për në 1/16-tat e “Euro2020”.  Në grupin A, B dhe C, kanë përfunduar ndeshjet e treta dhe janë mësuar emrat e skuadrave, të cilat kanë fituar të drejtën për të vazhduar garën për më tej.

Në grupin A, Italia, Uellsi dhe Zvicra, sipas këtij rendi, i kanë prerë “biletat” për në 1/16-tat. Në grupin B, edhe Belgjika e Danimarka, e kanë siguruar këtë të drejtë, ndërkohë që edhe në grupin C, Holanda dhe Austria, gjithashtu kanë kaluar më tej.

Ndërsa Finlanda dhe Ukraina, të renditura të tretat në grupin B dhe C, duhet të presin përfundimin e ndeshjeve të treta në grupet e tjerë për të mësuar fatin e tyre të mëtejshëm, ku siç dihet vetëm 4 të tretat më të mirat kalojnë më tej. Zvicra e ka fituar këtë privilegj.

Duke nisur nga sot, do të luhen edhe gjashtë takimet e fundit në grupet D, E dhe F. Por pavarësisht kësaj, duke parë renditjet, mund të thuhet se Çekia dhe Anglia në grupin D, Suedia në grupin E dhe Franca në grupin F, e kanë siguruar të drejtën për kaluar në 1/16-ta. Problem është përcaktimi i renditjes në këto grupe, nga ku do të mësohen edhe çiftet që do të luftojnë për kaluar në fazën çerekfinale të “Euro2020”.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here