Helmimi i qenëve në Vlorë! Roza Lati “shpërthen”, mes lotësh mallkon: Zoti ia ktheftë! Dua të zhdukem nga ky vend…

0
94

Roza Lati ka reaguar përsëri ndaj helmimit të qenve. Këtë herë Roza ka lexuar një lajm për helmimin e 9 qenve në një qendër kujdesi të kafshëve në Vlorë.

Kjo ka mjaftuar që Roza të revoltohet dhe të kërkojë nga ndjekësit të luten bashkë me të për shpëtimin e qenve, ndërsa shkruan se kërkon të largohet nga Shqipëria.

“Kam parë një lajm sot… Isha në lokal. Mes njerëzve.. M’u mbushën sytë me lot. Dhe s’e kapërdiva dot që me ka hedh Zoti në këtë shtet. Më ka ardhur në atë pikë që e vetmja gjë që ka ngeur është lutja. Dua të zhdukem nga ky vend,”-shkruan ajo.

Kujtojmë se Roza Lati ka qenë një nga figurat publike, e cila mori pjesë në protestë e zhvilluar në mujin prill për mbrojtien ndaj kafshëve.

(f.i/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here