Pronari i hotelit terrorizon familjen në Himarë, u del para makinës, fëmija nuk pushon së qari

0
89

Një incident është shënuar në Jug të vendit ku protagonistë janë dy pronarë hoteli dhe një familje që kishte shkuar për të pushuar.

Ashtu siç duket në pamjet e publikuara, shihet se si një burrë dhe një grua tentojnë të ndalojë makinën e një çifti turistësh, duke i dalë para.

Në një moment një grua ulet para makinës së tyre duke ua bërë të pamundur kalimin, ndërkohë që një burrë tenton të ndalojë makinën duke e mbajtur me dorë për kofanoje.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Himarës ndërsa e gjithë kjo skenë është filmuar nga turistët shqiptarë që u ndodhi ngjarja e pahijshme.

Dyshohet se shkaku i këtij konflikti është bërë një mosmarrëveshje për ditët e qëndrimit në hotel, si dhe kushtet jo të mira në ato ambiente./abcnews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here