Flori Mumajesi dhe çunat dalin në lajme, Klajdi Harruni nuk “kontrollon” dot veten: Tëmën ueyyy…

0
160

“Nina” e Flori Mumajesit, Brunos dhe Klajdi Harunit në vetëm pak ditë është kthyer një sukses i vërtetë. Përveçse po dëgjohet në çdo makinë, shtëpi, bar, plazh, projekti i tyre është transmetuar edhe në edicionin e lajmeve të “Tv Klan”.

E sigurisht ky moment i ka emocionuar çunat dhe nuk mund të qëndronin pa e ndarë në rrjetet sociale këtë moment nga spikeri i lajmeve, Reis Cico.

“Tëmën kemi dalë në lajme ueyyyy”, ka shkruar Klajdi krah postimit ku ka etiketuar dhe miqtë e tij të ngushtë.

“Nina” në vetëm pak ditë është kthyer në kolonë zanore të muajve të nxehtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here