Nuk ndalet i nxehti! Sot pritet të shkojnë temperaturat deri në 42°C, bëni KUJDES!

0
78

Për të disatën ditë, vendi ynë do të jetë i pushuat nga një mot i nxehtë dhe thuajse i padurueshëm. Sipas MeteoAlb, dita e sotme parashikohet të jetë me diell dhe temperatura relativisht të larta. Që në orët e para të ditës do të ndjeni nxehtësinë e ‘të nxehtit afrikan’ në vend.

Këto kushte të motit mbeten deri orët e vona të pasdites kur në skajin verior dhe juglindor shfaqen vranësira të lehta. Edhe orët e natës parashikohet që të kemi mot të kthjellët dhe me teperatura deri në 33 gradë Celsius.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 18°C deri në 41-42°C. Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

KUJDES! Këshillohet që të shmangni daljen gjatë orëve të nxehta dhe të mbani freskët ambientet në të cilat rrini, duke mbyllur dritaret në drekë. ISHP këshillon ndër të tjera që qytetarët të konsumojnë sa më shumë lëngje, fruta, perime dhe të vishen me rroba të lehta, pa harruar syzet dhe ujin me vete, gjatë kohës kur dilni.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here