FOTO/ “Kripa nga deti në faturë”, 12 mijë lekë të vjetra dy sufllaqe në Himarë

0
97

Gjatë sezonit turistik, janë të shumtë turistët që ankohen për çmimet e larta në Jug të vendit. Gjatë pushimeve, ata përballen me fatura “të kripura” dhe këto të fundit i publikojnë në rrjetet sociale.

Së fundmi, në rrjet po qarkullon një kupon tatimor nga një “Fast Food” në Himarë.

Siç shihet në foton e mëposhtme, dy pushues kanë porositur dy sufllaqe të cilat kushtojnë nga 600 lekë të reja secila, një racion me patate 250 lekë të reja dhe një shishe ujë.

Fatura, e cila mban orën orën 17:05 të datës 25 Qershor, ka shkuar në total 1590 lekë të reja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here