“Nuk ishin burra”- Aristela Leka bën deklaratën e fortë për djemtë e “Për’puthen” dhe zbulon si do të ishte “princi” ideal për të

0
152

Aristela Leka ka dhënë një deklaratë “bombë” ditën e djeshme, kur tha se asnjë nga meshkujt brenda “Për’puthen” nuk ishte “burrë”.

E ftuar në “ABC e pasdites, ish-konkurrentja tha se ata ishin me dy fytyra, pasi të tjera gjëra thonin dhe të tjera gjëra bënin.

Aristela u komentua shumë për look-un që kishte zgjedhur për natën e parë kur do të futej në programin e dashurisë. Në lidhje me këtë temë, ajo tha se është e vetmja gjë për të cilën është bërë pishman, pasi mund të ishte veshur më ndryshe, ndoshta pak më seksi.

Pas përfundimit të programit, Aristela është parë disa herë nën shoqërinë e Mevlan Shabës, e për këtë arsye, njerëzit nisën të aludonin se mes tyre kishte nisur diçka.

Leka e pranoi se janë takuar, por sqaroi se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se sa shoqëri.

27-vjeçarja tha se partneri ideal për të do të ishte një person që e njeh edhe nga ekrani, që është posesiv, që nuk është kontrollues përsa i përket rrjeteve sociale, që nuk është i njohur dhe që nuk i paguan të gjitha ai faturat.

Aristela tha se nuk e fal tradhtinë dhe se është tradhtuar më parë, por ajo vetë nuk e ka bërë diçka të tillë.

Leka ka realizuar disa takime të këndshme me Princin, por nuk pranoi të dilnin bashkë të përputhur. Për ish-konkurrentin, ajo tha: “I uroj jetë të lumtur Princit”.

Ndërsa për Blerimin ajo tha që nuk do të flasë fare.

Një tjetër sfidë për Aristelën ishte përballimi i komenteve negative që i vinin për shkak të peshës. 27-vjeçarja tha se kjo e kishte bërë të ndihej tmerrësisht keq, madje në disa raste kishte qarë shumë.

Gjithashtu, e gjithë kjo situatë u bë shkak që ajo të vinte balonin gastrik për t’u dobësuar. Tashmë, Leka tha se ndihet shumë mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here