“Mjaft me propagandë, s’të votuam për këtë”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

0
123

Qytetarët kanë “shpërthyer” të zemëruar ndaj kryeministrit Edi Rama, në lidhje me aksidentin djeshëm ku humbi jetën një familje në autostradën Vlorë-Fier.

Qytetarët e kanë akuzuar Ramën, në rrjetin e tij social për progandë, ndërkohë që njerëzit vriten çdo ditë rrugëve.

“Mirëmëngjes dhe me një moment nga puna sfiduese në bajpasin e Vlorës, të cilin synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Por, sipas qytetarëve përpara s etë bëhen investime të mëdha, duhet edhe një ligj që kush i përdor këto rrugë në mënyrë të kundraligjshme të marrë dnëimin e merituar.

“U vra një familje e tërë, ke ndonjë për të thënë..se me propagandë na ngopni çdo ditë…

Merr masa ekstreme se u shua një familje e tërë…Përpara se të bëni investime të mëdha, bëni një ligj që kush i përdor këto rrugë, në mënyrë të kundraligjshme, siç ishte rasti në Fier, të marrë dënimin e merituar…Duhet ta shpallje ditë zie sot…pse nuk flet, se të vjen tjetri me audi A8 të merr jetën në pak minuta. Nëse do të ndryshosh Shqipërinë, ndryshoje, nëse jo ik nga karrigia…”, i shkruajnë qytetarët, Kryeministrit Rama.

Një ditë më parë i gjithë opinioni publik u trondit nga aksidenti tragjik, ku humbën jetën katër pjesëtarë të një familjeje, dy prej të cilëve ishin të mitur./CNA.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here